Aktori i njohur Jason Momoa do të bëjë një ndryshim të madh në botën filmike.
Momoa i cili për tetë vjet luaji superheroin Aquaman në DC Universe do të bëjë ndryshim karriere në fushën e aktrimit.
Përmes një postimi në Instagram ai bëri të ditur se do të luaj në filmin Supergirl: Woman of Tomorrow për të portretizuar personazhin Lobo.
Nga viti 2023 kishte thashetheme se ai mund ta luante këtë personazh.
Megjithatë, aktori pati potencuar se nuk kishte pasur oferta për këtë rol, porse me gjithë qejf do të bënte një audicion.