showbiz

Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?

Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Derulo, ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin “Selman Stermasi”.

Në një konferencë për mediat Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme.

Të lidhura

None found

“Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show. Unë mendoj që do të jetë një koncert shumë special, ndryshe nga ata në të cilët kam performuar deri më tani. Do performoj disa nga hitet e mia, që do ta kthejnë publikun në të shkuarën, por gjithashtu do të interpretoj edhe këngë të reja. E di që publiku do të këndojë së bashku me mua”.- tha këngëtari.

I rikthyer në Shqipëri, Jason Derulo çmon njerëzit, frymën e mirë dhe ushqimin.

“Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam kaluar një kohë të bukur këtu. Vendi juaj ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur. E di çfarë më pret edhe këtë herë. Ajo që më pëlqen tjetër është ushqimi. Pata një përvojë të jashtëzakonshme me ushqimin sot”.- u shpreh këngëtari.

Bashkëpunimin me Majkëll Buble dhe këngën Spicy Margarita e vlerëson si një nga më të mirët dhe e di që pëlqehet shumë në Shqipëri.

“Majkëll Buble mbetet një nga këngëtarët e mi më të parapëlqyer. Megjithëse kemi ide të ndryshme për këngë të ndryshme, ndonjëherë kur dëgjon një produksion muzikor për herë të parë thua oh tingëllon për bukuri. Bashkëpunimi ishte pak ndryshe sepse ai ma dha idenë. Ai tha Jeson, ti je gjeni. Kështu ndodhi bashkëpunim i jashtëzakonshëm, erdhi në kohën e duhur. Mendoj që është një nga njerëzit më të mirë në planet”.- u shpreh ai.

Jason Derulo tregohen se edhe me këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora e Bebe Rexha ka një relatë fantastike.

“Me Ritën isha në “The voice” në Austri. Shpenzuam një kohë të mirë atje.  Beben e njoh kam pasur fatin ta takoj nga afër. Tani mësova edhe që ju i thoni Bebe Rexha, unë i thërrisja BIBi, por Rexha nëse e shqiptoj mirë, kështu do t’i thërras tani. Ku i dihet me këngën e duhur, në kohën e duhur pse jo do të bashkëpunoja me këngëtaret shqiptare për të sjellë hite”.- tha Derulo.

Koncerti i Jason Derulos do të mbahet të sonte në mbrëmje në stadiumin “Selman Sermasi”.

të fundit

Xhaferri: Spiropali duhet të pendohet, jo të viktimizohet, ka qenë në majat e qeverisjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe deklaratat…

1 minute ago

Gjykata kërkon dërgimin e Thomas Markle në Kaliforni për akuzat me materiale pornografike me të mitur; rrezikon deri në 40 vjet burg

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, pritet të transferohet në Kaliforni për t'u përballur me akuzat zyrtare…

3 minutes ago

Nga triumfi ndaj Milanit të Ronaldinhos dhe Seedorfit te pasiguria: Tirana në kërkim të identitetit, Klafuriç nën kritika

Tirana - Milan 2008/ Dean KlafuriçNë fillim të sezonit, klubi i Tiranës u “premtoi” tifozëve një “kapitull të ri” me…

12 minutes ago

Water bills in Struga to rise by up to 12%, residents oppose increase

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…

29 minutes ago

Mickoski: We are open to dialogue, but will not accept constitutional changes without guarantees

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…

29 minutes ago

Elisa Spiropali should have confessed her responsibilities and named her associates,” Klodiana Lala says: She cannot lecture us on morality; she is speaking…

Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas deklaratave të kësaj të fundit…

29 minutes ago