showbiz

Maluma vjen sot në Tiranë, e dini sa para duhet të jepni nëse doni ta takoni 10 minuta?

Megjithëse vendi është në krizë dhe qytetarët po dalin në protestë për rritjen e çmimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të paguajë 650 mijë euro këngëtarin Maluma, për të performuar me rastin e Ditës së Verës.

Eventi, i cili ishte parashikuar të mbahej që në vitin 2020, u shty dy vite për shkak të pandemisë Covid-19.

Të lidhura

None found

Kësaj here, ai do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe gjejeni pak sa duhet të paguani për të takuar Maluma-n 10 minuta? Plot 1000 euro!

Organizatorët e spektaklit kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.

Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.

Sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. Edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.

Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy” i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borro Cassette” dhe “Corazon.

të fundit

Musliu pas lëvizjes së KFOR-it: Vendimi nuk erdhi rastësisht, bie propaganda e opozitës ndaj Kurtit

Vendimi i KFOR-it për të nisur tranzicionin gradual të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër…

1 minute ago

Deputetët e PDK-së zënë hyrjen e ndërtesës së Qeverisë

Disa deputetë nga PDK-ja  kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga…

13 minutes ago

Shuhet në moshën 63-vjeçare Agim Bubeqi, legjenda e viteve të arta të Flamurtarit

Agim BubeqiNjë lajm i trishtë ka mbërritur në mbrëmjen e së mërkurës nga qyteti i Vlorës [...]Read More...

15 minutes ago

Futbollistja marokene humbi jetën duke notuar drejt Spanjës, po atë ditë iu miratua viza

Një histori tragjike ka tronditur Marokun, pas vdekjes së 26-vjeçares Fatin Ben Omar El Azizi, e cila humbi jetën teksa…

16 minutes ago

Drita pret Tre Fiorin për të vulosur kualifikimin në “play-off” të Ligës së Konferencës

Drita rikthehet sonte (e enjte) në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Tre Fiorit, në kuadër të raundit të tretë…

16 minutes ago

Fire in Krujë’s Abaze Neighborhood Remains Active as Flames Approach Homes

Në lagjen Abaze të Krujës vijon operacioni për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, ku Forcat e Armatosura janë…

23 minutes ago