Fjodora Fjora bëri të ditur se ajo do t’i bashkohet “RTSH-së”, për të drejtuar programin e pasdites në këtë televizion. Domethënë, moderatorja do të jetë “rivale” me Rudinën dhe Bieta Sulon, të cilat drejtojnë po ashtu emisionet e pasdites në të njëjtin orar.
Megjithatë, Bieta nuk ka hezituar ta urojë publikisht Fjodorën. Ajo ka shkruar se do i mungojë ta ketë si të ftuar në “Ftesë në Pesë”.
“Të uroj sukses vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje. Do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, ka shkruar Bieta krah një postimi të Fjodorës.