Ditën e diel, nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ishte e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Suela, mamaja e Gretës.
Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me raportin e vajzës së saj me Selin jashtë shtëpisë dhe gjithashtu, është ndalur edhe te propozimi që vajza e saj mori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga partneri i saj, njëkohësisht edhe vëllai i Selin.
E pyetur nga Kiara se si e priti porpozimin, mamaja e Gretës u shpreh se i kishte pëlqyer shumë dhe se ishte takuar vetëm me mamin e Onos personalisht.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Si e patë propozimin e dhëndrit? Si j’u duk?
Propozimi shumë bukur, kemi mbetur gojëhapur.
Kiara: Nuk e prisnit?
Ishte një surprizë për të gjithë për këtë jam mëse e sigurt, jemi shokuar dhe ne.
Kiara: Të pëlqen Ono si dhëndër?
Më pëlqen shumë Ono si dhëndër e adhuroj, është djali që nuk kam patur.
