“Jam gjirokastrite”, Beniada Nishani: Lekët e Big Brother i bëra “rrush e kumbulla”, por kam dhe ca

Modelja Beniada Nishani, e cila doli e treta në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, thotë se ka ende para nga ato që fitoi nga spektakli. E ftuar në emisionin “Why Not”, Nishani tha se ka dëshirë të blejë një makinë.

Pjesë nga biseda;

Roza Lati: Por a i more lekët e “Big Brother”?

Beniada Nishani: I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt.

Roza Lati: Çfarë i bëre?

Beniada Nishani: Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë. Pash një “Fiat XL”. Unë vdes për “Fiat”.


Shtuar 26.11.2022 23:22