“Ishte një …”, Anjeza Shahini tregon se si reagoi bashkëshorti kur u përhap lajmi se janë ndarë

Pak muaj më parë në portale u përhap një lajm sipas të cilit, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj janë ndarë. Lajmet qarkulluan në portale pasi në Instagramin e këngëtares mungonin fotot me bashkëshortin.

Kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë dhe në një podcast për ZëMeMirën, Anjeza ka treguar sesi e përjetoi këtë lajm duke e quajtur mendje djallëzore atë që e shpërndau.

“Ishte një lajm budalla në gjithë kuptimin e vetë, sesi u krijua dhe pastaj si u shpërnda. Burimi ishte djallëzues. Nuk më pëlqeu në formën sesi nisi. Një njeri që shkon dhe të gërmon nëpër foto për mendimin tim është një mendje djallëzore. Nuk është më një mendje intervistuesi apo gazetarie”, tha Anjeza.

E pyetur si reagoi bashkëshorti, këngëtarja u përgjigj: “Paul qeshi dhe tha: A të shkoj tani në pub?”


Shtuar 28.04.2023 23:17