“Ishte momenti kur kam vrarë frikën”, Blendi Fevziu ndan përjetimet e 8 dhjetorit

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Mes atyre studentëve, ka qenë edhe gazetari Blendi Fevziu, që ka ndarë në “Radari Informativ” në Abc News, përjetimet e asaj kohe.

Fevziu ka treguar ndjesinë e frikës më të madhe që e kishte pushtuar ndonjëherë dhe ishte pikërisht ajo e policisë së asaj kohe në momentin kur sapo kishte nisur protesta studentore.

Megjithatë ai shprehet se frikën e kishte vrarë sapo kishte parë shokët e tij të kapur dorë për dorë duke protestuar.

“Ngela në kordonin e policisë. Ka qenë momenti i parë që e kam ndjerë frikën në qënien time. U shfaq katërshja e parë. 4 veta që ishin kapur në rreshtin e parë. Ishte Azem Hajdari, një nga Korça dhe një shoku im që ishte ne rreshtin e parë. Vura re se grupi i parë shtrëngoheshin me njëri tjetrin. Ka qenë momenti i parë. Të gjithë atë frikë kur pash shokun e klasës u zhduk frika dhe ky ishte momenti kur kam vrarë frikën. U rrotullova tek Ambasada Amerikane dhe u futa në turmë derisa u shpërndamë me forcë. Erdhën shumë qytetarë të Tiranës. Të gjithë hapën dyert për të pritur studentët. Ne e dinim se komunizmi kishte humbur. Edhe asnjë nuk ka nxjerr jashtë studentët që u shpërndanë me forcë.” tha Fevziu.


Shtuar 8.12.2021 16:27