showbiz

“Ishte e tmerrshme “, Ponja e Portokallisë rrëfen pse u largua në kulmin e karrierës: Humba mamin në një aksident

Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë. Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Pak ditë më parë Albeu.com risolli në kujtesë akotren e cila është bërë nënë e një djali dhe sot ajo ka dhënë një intervistë pas shumëkohësh shkëputje.

Të lidhura

None found

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ervina Kotolloshi tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit.”, tha ajo. Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan.

të fundit

Ruud Gullit, futbollisti pa pozicion: Nga ëndrra për Ajaxin te triumfi me Milanin dhe Holanda

Ruud Gullit ishte një nga anomalitë më të mëdha të futbollit. Në një kohë kur pozicionet në fushë ishin shumë…

3 hours ago

Flick i bindur: Lamine Yamal e meriton “Topin e Artë

Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”.Trajneri i…

4 hours ago

Chelsea përmbys Leedsin dhe siguron kualifikimin në EFL Cup

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL…

4 hours ago

Tensions rise between Ukraine and Russia as Kyiv attacks Novorossiysk with drones

Një zonë e re me rrezik të lartë po shfaqet në Detin e Zi, pas sulmit ukrainas ndaj objekteve ushtarake…

4 hours ago

Sportingu përmbys Galatasarayn me tri gola pas pushimit

Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.Galatasaray…

4 hours ago

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Slovan Bratislavës në “Parkun e Princave

Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.“Parisienët”…

4 hours ago