“Ishin mesazhe të frikshme nga njerëz agresivë”- Ronaldo Sharka tregon se është kërcenuar me jetë, shkaku i një ish-banoreje të BBVA

Gazetari Ronaldo Sharka ka deklaruar se ka marrë kërcënime gjatë edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, në kohën kur Dea Mishel nxorri në televotim Luizin, Kiarën dhe Efin.

Ai ne nje inetrviste ne televizionin ku punon ka deklaruar se ka marrë mesazhe ‘të frikshme’ vetëm sepse e ndiqte në Instagram Dean, mesazhe të cilat e detyruan të hiqte ‘follow’-in.

“Ka një gjë që shpesh vë re në këtë ‘showbizz’-in shqiptar. Unë kam vënë re vjet, kur Dea Mishel hapi kutinë e pandorës unë e ndiqja, më kanë ardhur mesazhe të tmerrshme dhe të frikshme.” – shprehet Ronaldo. “Ishin njerëz agresivë. Bëra unfollow Dean se ishte e pamundur. Nuk pash një personazh të reagonte në mbrojtje të Deas. Reagimi që personazhet bëjnë është në bazë të interesave dhe lidhjeve personale.”-deklaroi Ronaldo.

Gazetari Ronaldo Sharka ishte gjithashtu banor i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2”, i cili cilësohet si një nga edicionet më interesante dhe më të shikuara.

 


Shtuar 19.02.2024 13:24