Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë puthur sërish pas dasmës dhe “celebrimit” të tyre pak ditë më parë në shtëpinë “Big Brother VIP”.
Pasi panë momente nga dasma dhe u kritikuan nga banorët, të cilët janë shprehur se ishin të ftohtë si çift, Meritoni u ngrit dhe iu afrua Ilnisës duke e puthur në buzë.
“Ta hënsha gojën të hëngsha”, u shpreh Meritoni.
“Më duken sikur u kënaqën të gjithë përveç tyre”, është shprehur Heidi pas dasmës, ndërsa Juli e cilësoi si: “shumë zhurmë për asnjë, dhe ishte gjë e ftohtë”
Kujtojmë se dasma e tyre u zhvillua pas një sërë debatesh se cili do të ishte çifti i cili do të martohej, pasi pretendent ishin edhe Bardhi me Sarën.
Po ashtu, një pjesë e banorëve nuk ishin të ftuar, si Vesa, Erjola dhe Fationi, të cilët e “shijuan” në ambientet e tjera të shtëpisë.