Ish-partnerja e Stresit është shtatzënë? Keisi zbulon të vërtetën dhe tregon barkun (FOTO LAJM)

Ish-partnerja e Stresit, Keisi, është detyruar të japë një shpjegim të panevojshëm ditën e sotme. Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku pozon me një fustan blu të ngushtë i cili ekspozon të gjitha format trupore. Mirëpo, siç bëjnë shpesh me figurat publike, disa ndjekës të mësuar me foto me trup perfekt shpesh nën efektin e fotoshopit, kanë nisur të aludojnë se ajo është shtatzënë. “Urime djalë apo vajzë”, “Kur të fillojnë portalet tani Keisi shtatzënë”, shkruajnë dy prej tyre.

Këto komente i kanë rënë në sy edhe Keisit e cila nuk ka lejuar që kjo situatë të hiperbolizohet më tej. Ajo ka postuar në Instastory një video ku tregon barkun e tonifikuar krah komenteve, teksa shkruan “Kush ka sy dhe tru e kupton pa u dashur kjo video, po hajt për ju që s’fusni në përdorim”.

Stresi dhe Keisi janë ndër (ish) çiftet më të komentuara të sbowbizit shqiptar, me ulje-ngritjet në marrëdhënien e tyre, që i kanë bërë publike. Ndërkohë që prej kohësh përflitej për një ndarje të dyshes, reperi ka konfirmuar të gjitha aludimet pak kohë më parë. Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat në Instagram ku ka folur dhe për marrëdhënien me Keisin. Teksa ka pranuar ndarjen, Stresi ka bërë dhe një deklaratë të fortë për të ku ka theksuar se vajzë më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet nuk do të gjejë.


Shtuar 25.07.2021 08:51