Ish-velina bukuroshe e “Stop” dhe Miss Shqipëria 2019, Enisa Koleci i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotove të publikuara në Instagram. Enisa dhe partneri i saj, Klaus i kanë thënë po njëri-tjetrit ditën e sotme.
Në fotot e publikuara Enisa shihet e veshur me të bardha, teksa ka ndryshuar look-un e saj duke i errësuar flokët.
“Kurrë mos u marto me atë që mund të jetosh, martohu me atë pa të cilin s’mund të jetosh”, shkruan bukuroshja krah fotove.