Ish konkurentja e “Ferma Vip” merr “propozimin” për martesë më të pazakontë (FOTO)

Ish konkurentja e “Ferma Vip” dhe njëkohësisht këngëtarja Gordana e njohur me emrin e artit si Baby G ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale, ku një ndjekës i ka bërë komentin e veçantë.

“Të kisha martuar”, shkruan ndjekësi për këngëtaren.

Mes batutash, Baby G e ka pranuar “propozimin” e tij dhe e publikon në “Instastory” me mbishkrimin: Ku është unaza ime?

Baby G ka deklaruar gjatë eksperiencës së saj në “Ferma VIP” se nuk ka një lidhje dashurie këto kohë.


Shtuar 23.06.2024 20:39

Tags: