Ish-i dashuri i Jennifer Lopez ja lë fajin P Diddy-t për ndarjen!

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Ojani Noa, në daljen e tij të fundit në “Despierta America”, fajësoi pjesërisht Sean “Diddy” Combs për ndarjen e çiftit.
Duke folur për fundin e martesës së tij me Lopez, e cila zgjati nga viti 1997 deri në 1998, Noa tha: “Një pjesë e atij divorci ishte faji i Diddy”. “Kur Sony erdhi dhe i pagoi asaj milionat që mori, ishte Puffy [Combs], i cili do të ishte një nga producentët e disa këngëve në albumin e parë ‘On The 6’,” tha aktori. “Këtu filloi mashtrimi, gënjeshtrat, ndarja.” Sipas tij, ai ishte në Los Angeles për hapjen e restorantit të tij, ndërsa Lopez ishte duke punuar për albumin në Miami dhe Nju Jork.


Shtuar 23.10.2024 19:44