Ish-banorja e Big Brother VIP për Romeon: Ishte thjesht një prekje, kaq

Dea Vieri, ishte e ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, ku foli rreth eksperiencës së saj të shkurtër në Big Brother.

E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea përshkruan eksperiencën e “BBV3”, teksa zbulon se pse nuk u lidh me asnjërin prej banorëve.

“Nuk vajta me mendje që do shkoj e do krijoj lidhje që të më mbante gjatë në lojë. Nuk doja të përdorja një lidhje sa për lojë”

Ish-banorja u komentua gjithashtu edhe për raportin me Fationin

“Unë Fationin e kam mik. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin me atë sy. Pastaj me të tjerët, kur nuk ka kimi, nuk ka”.

Një video u bë virale mes saj dhe Romeos, teksa dukeshin shumë të afërt. Dea shprehet si më poshtë.

“Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.”