Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Marrëdhënia Alba-Limi mbetet një ndër më të komentuarat e momentit.

E ftuar në “ferma VIP”, ish-banorja e “BBA” njëherazi dhe grimerja e njohur, Fjorentina Halili komentoi raportin e dyshes në fjalë.

Sipas saj Lim Hoti ka përfituar goxha nga Alba në “Ferma VIP2”.

Madje në fjalën e saj Halili thekson se ajo që e shtyu Limin të braktiste këtë reality show ishte fakti se asnjë tjetër nuk i kushtonte vëmendje sa Alba aty brenda.

Fjorentina Halili: Të dy e njohin shumë mirë pjesën e televizionit. Atë që deshën e morë. Alba ka qenë një nga kryefjalat këtë vit në “ferma VIP2”. Limi u kap pas Albës, e dinte ku të shkonte. E kur Alba doli, Limi nuk kishte dikë tjetër rreth e rrotull që t’i jepte aq vëmendje sa Alba.

Kujtojmë se së fundmi nnë rrjet është përfolur shumë për një krisje të raportit të dyshes romantike me dyshimet se Limi ka tradhëtuar Albën.

Por deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tyre në lidhje me këtë situatë.


Shtuar 21.05.2025 21:57