Ish-banorja e ‘BBVK’ përfshihet në një aksident, ja si është gjendja e saj

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Hajvali.

Në këtë aksident u raportua të jenë përfshira disa makina, të cilat po ashtu duken edhe të dëmtuara. Njëra prej tyre i përket ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut, më konkretisht makina në ngjyrë rozë.

Burime për mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Vesa ka pësuar disa lëndime trupore. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore dhe gjendja e saj është stabile.

Ky është edhe mesazhi i saj pas aksidentit:

Kujtojmë se Vesa vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në media, për jetën e saj personale dhe profesionale.


Shtuar 13.08.2024 11:52