Ish-banori i “Big Brother”: Egli u dashurua me Gjestin pas s*ksit

Ditën e sotme në një intervistë “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banori i “Big Brother” Elton Tozaj komentoi situatat dhe banorët e “BBV4”.

Më tej Tozaj analizoi dhe raportin Egli-Gjesti për të cilin thekson:

Të lidhur s’janë por janë ‘friends with benefits’. Në kuadër të lojës njeriu bën seks ndonjëherë. Unë e kam ndjekur atë natë dhe më ka pëlqyer fakti që më në fund dy të rinj patën guximin të bëjnë seks. Unë e pashë. Ska ndonjë gjë të keqe. Egli është kokë e këmbë me gjestin pas asaj nate.

Ndërsa më tej ish-banori në raport me Gjestin e cilëson Eglin si përndjekëse.

Përndjekëse. Nëse ajo do ishte burrë, do të ishte një përndjekëse manjake seriale. Është bërë shumë e lodhshme. Po kalon çdo limit, çdo cak. Ka nevojë urgjentë të lërë shtëpinë e “BBV” dhe të kurohet. Ajo është sëmundje. I vjen familja në ‘prime’ dhe i thotë hap sytë dhe kujdesu për veten, ajo vazhdon dhe madje kundërshton dhe motrën, mua kjo s’më duket normale… Nuk më duket normale as sjellja e Gjestit, bëja më të lehtë kur e sheh ashtu.


Shtuar 24.02.2025 17:37

Tags: ,