Indriti i shprehu pëlqimin e tij Vanesës, reagon nga jashtë i dashuri i fermeres

Në Ferma VIP, në qendër të vëmendjes janë dy konkurrentët, Vanesa dhe Indriti, për shkak të raportit që kanë krijuar mes tyre. Së fundmi, Indriti i ka shprehur hapur Vanesës pëlqimin që ndjen për të.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në ambientet e fermës është shfaqur një dron që mbante një mesazh të drejtpërdrejtë për Vanesën.

Të lidhura

None found

Në pankartë lexohej: “Prio and PP love you! Do what got you here” (“Prio dhe PP të duan! Bëj atë që të solli këtu”), një mesazh që tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut.

Pas këtij momenti emocional, Vanesa u përlot dhe sqaroi se mesazhi ishte dërguar nga persona shumë të rëndësishëm për të jashtë formatit, konkretisht nga vëllai dhe partneri i saj.


Shtuar 11.04.2026 18:14