Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club”, për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Rozana Radi së bashku më ish-banorët dhe opinionistët, kanë qenë Ilnisa Agolli dhe Meridian Ramçaj.
Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre, në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…
Pjesë nga biseda:
Meridiani: Fakti që Rozana është në finale dhe fakti që është një ndër banoret më të përfolura në shtëpi do të thotë që është lider. E kanë bërë banorët Rozanën lider.
Ilnisa: Ne si shoqëri kemi nevojë për shembuj edukativ, globalizimi po shkon drejt kotësisë, po rrisim një rini që po ka vetëm një jetë fiktive dhe një model qytetar në këtë lojë padyshim që vazhdon të jetë vetëm Laert Vasili.
Nëse ka një model në atë shtëpi që ka abuzuar me Laert Vasilin është vetëm Rozana Radi, e cila ka abuzuar me miqësinë e çiltër të Laertit. Laerti është qytetar dhe miqësinë e ofron me zë të ulët nuk e ofron me zë të lartë siç e ofron kjo vajza tjetër.
Heidi:Me këtë doni të thoni që i ka dhënë një dorë Laerti Rozanës?
Ilnisa: Çfarë? Jo vetëm një por të dyja duart, lau dhe fytyrën me duart e Laertit.