Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur si pjesmarrës në “Dancing With The Stars”, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit.
Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.
Mëngjesin e kësaj të premte është bërë i ditur kryetari i jurisë. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i programit të kërcimit. Këtë e ka zbuluar vetë ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” u shpreh se është “kënaqësi që të rikthehesh në ekranin e Top Channel me një produksion të tillë, ku gjërat janë të kopsitura mirë”.
Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë kryetar i jurisë ishte balerini i njohur, Kledi Kadiu.