“Ilir Meta është president”, reagon blogerja pas “gafës”

Blogerja Rizarta Hoxha, është bërë qendër e vëmendjes këto ditët e fundit e kjo për shkak të një momenti shumë të sikletshëm gjatë emisionit “E Diell”.

Ajo u pyet gjatë bisedës nga Gazetari Bledi Mane se kush ishte presidenti i shqipërisë, përgjigjja që dha blogerja ishte “Ilir Meta, që është në burg?”, kjo deklaratë u shoqërua me shumë të qeshura në studio dhe përpos kësaj bëri xhiron e rrjetit, dhe u komentua pafundësisht.

Kishte persona që e morën deklaratën si një batutë, të bërë me gabim nga shpejtësia por të tjerë e kritikuan për mungesë informacioni.

Pas bujës të madhe që bëri deklarata e saj, Rizarta reagoi përmes një postimi në InstaStory.

“Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria”, shkroi ajo.

Duke lënë të kuptohet që reagimi i publikut të gjërë e ka lënduar shumë dhe e ka prekur emocionalisht, dhe se tashmë “ka hequr dorë” nga Shqipëria, për shkak të sjelljes bullizuese që përjetoi nga shumë komentues.

Situata që u nis si gazmore dhe për të qeshur, shumë shpejt arriti të ndante një audiencë të gjërë në dy kahe, ata që e ironizuan dhe ata që e mbështetën dhe mbrojtën blogeren.


Shtuar 1.10.2025 18:45