Ikona e serenatave korçare, ndahet nga jeta Astrit Koçibelli

Ikona e muzikës tradicionale korçare, Astrit Koçibelli ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme!

Një ndër figurat më autentike të serenatave korçare, Koçibelli ndërroi jetë sot duke lënë pas një boshllëk të madh në artin e muzikës gjithashtu dhe një trashëgimi të vyer për Korçën e jo vetëm.

Astrit Koçibelli kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë muzikore të Korçës dhe u bë një figurë e rëndësishme për brezat e rinj artistikë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë ku shkruhet:

Lamtumirë Astrit Koçibelli

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.

Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.


Shtuar 5.09.2025 22:26