Ditën e sotme, Romeo ka akuzuar Meritonin se ai e ka dashur Ilnisën jashtë këtij formati dhe se për faj të tij, Ilnisës ju prenë ëndrrat.
Kjo ka bërë që dy personazhët të përfshihen në një debt të ashpër me njëri-tjetrin.
Ata i bërtisnin në fytyrë njëri-tjetrit duke kaluar edhe në ofendime.
“Ia preve ëndrrat, ti e doje jashtë atë. Kjo është e vërteta plak. Të pëlqen”, iu drejtua Veshaj – Mjekiqit.
Ai në anën tjetër ia ktheu: “Mos guxo ta përmendësh. Je i turpshëm. Si guxon me përmend Ilnisën, të ka respektuar ty”.