I thoshte s’do bëhesh kurrë, Ermal Mamaqi shan keq mësuesen e tij: Kam 200 punonjës, kam 9 kompani (VIDEO)

Nëse themi Ermal Mamaqi, me cilin profesion do ta identifikonit? Aktor, këgëtar, moderator, biznesmen dhe së fundmi edhe inspirues e motivues. Por dikur mësuesja e tij nuk ka pasur fare besim te ai. Madje i ka thënë se ‘kurrë nuk ke për t’u bërë njeri’.

Në kuadër të kësaj për festën e 1 qershorit, Mamaqi ka publikuar një video ku i drejtohet mësueses së klasës 8-të, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime. Mamaqi thotë se ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses, pikërisht duke mos dëgjuar njerëz si zysha.

‘Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte ‘Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde’. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty’- shprehet Mamaqi në video.