I sigurt për eliminimin e Kiarës, Luizi zgjedh këtë banor për ta marrë me vete në finale

Luiz Ejlli duket se është bindur dhe nuk do të lërë shtëpinë e Big Brother Vip nëse Kiara e humb nominimin kokë më kokë me Olta Gixharin. Mes personave që mendon të marrë me vete në finale nuk është më Kiara, por Kristi. Këtë e ka treguar në një bisedë me artistin.

Luizi: Unë ty të dua në finale.

Kristi: Po pse flet kot, ti doje Kiarën në finale e nuk e çove dot..

Luizi: Po e du o vlla, po nuk e çova dot, po ça ti bëj unë, edhe ti po dole në përballje kokë më kokë me mua, ça të bëj unë…Atë nuk e kam unë në dorë, unë kam situatën këtu brenda në dorë, që ti për shembull të dalësh kokë më kokë me banorë më të dobët…Njerëzit e dinë se çfarë kam thënë për ty, e dinë që të kam shtrënguar dorën dhe më ka dalë loti kaq. Nuk e harroj.

Kristi: E di, e di.

Luizi: Unë s’kam gjë me ty, unë them e di vetë se ça të bëj të dielën ty, e të hënën e ti mua po ashtu. Po dolëm në nominim kokë më kokë s’kam ça bëj.


Shtuar 24.03.2023 13:27