Ekstremisti nga Lezha Luigj Marku është një emër i njohur në rrjete sociale pasi ai prej kohësh publikonte video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste kundër myslimanëve.
Së fundmi 39 vjeçari u dhunua gjatë një transmetimi që po bënte për ndjekësit e tij në një park të Dublinit, aty ku dhe jeton.
Ndërsa sot është zbuluar identiteti i dy të rinjve që kanë dhunuar Markun.
Bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar.
Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për bandën e një shqiptari nga Kosova të quajtur Fitim.
”Fitimi nga Kosova ishte futur me këta live, Gashi quhet ky mjekroshi, se këta janë si band kanë gjithë ato miliona, i shpenzojnë kot dhe i kishin bërë benë që do ta kapnin”.
Rikujtojmë se Marku është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.