“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon falje publike pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka kërkuar falje publike pas reagimeve që shkaktoi një video e saj në rrjetet sociale, ku përdori shprehjen “i mora te gabi në Laprak”.

Në një postim në Instastory, Marashi sqaroi se nuk ishte në dijeni që fjala “gabi” ka një kuptim ofendues për komunitetin rom dhe se e hoqi menjëherë videon nga rrjetet sociale.

“Në një video që kam postuar më herët, përdora pa dashje një fjalë që nuk e dija se ishte ofenduese për komunitetin rom. E kam hequr videon dhe dua të kërkoj ndjesë nëse dikush është ndjerë i lënduar. Kam respekt të madh për çdo kulturë dhe komunitet në vendin tim,” shkroi ajo.

Postimi i saj vjen pas një vale reagimesh në rrjete sociale, ku shumë përdorues kritikuan përdorimin e shprehjes që ajo ka përdorur.


Shtuar 25.10.2025 16:57