showbiz

“I kishe çarçafët për faqe të zezë, t’i kam ndërruar”/ Mateo i kërkon falje Brikenës: Ishte shaka

Debati për një koment të bërë nga Mateo ndaj Brikenës është kthyer në një nga temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.

Mateo sqaroi se gjithçka kishte qenë një formë shakaje dhe ngacmimi, duke pranuar se nuk kishte përdorur gjuhën e duhur. Ai theksoi se i kishte kërkuar falje Brikenës dhe se nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq, duke e konsideruar situatën si të ekzagjeruar.
Nga ana tjetër, Brikena u shpreh e lënduar nga komenti për ndërrimin e çarçafëve dh shtoi se mënyra si u tha publikisht e bëri të ndihej keq dhe i dha një perceptim të gabuar për të.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, edhe banorë të tjerë u përfshinë në debat, duke dhënë mendimet e tyre dhe duke e zgjeruar diskutimin mbi mënyrën e komunikimit dhe respektin mes tyre brenda shtëpisë.
Debati:
Mateo: Në radhë të parë, ky është një lloj komunikimi dhe në atë situatë do zgjidhja ato fjalë. Nuk ishte gjuha e duhur dhe i kam kërkuar falje Brikenës. Ishte një mënyrë për ta ngacmuar. Nuk e vlerësova që u mërzit për atë situatë. Nuk ishte për t’u bërë e madhe situata. Ka qenë një shaka nga ana ime.
Brikena: Çdo ditë kur kemi prime, grimi na lyen trupin me make-up dhe kam njollosur tërë çarçafin. Unë i ndërroj shpesh çarçafët, Më vjen rëndë. Më erdhi keq. Mund të thoshte “t’i ndërrova”. Më bëri të ndihem keq. I jep një konfirmim publikut sikur unë… E di që e ka thënë pa të keq, por nuk është i kujdesshëm.
Mateo: E pranoj fajin dhe s’kisha asnjë qëllim të keq.
Edisa: Kur kam ardhur, i kam dhënë këshillë Brikenës që ajo flinte pa këllëf jastëku. Në publik nuk del mirë. Të lë përshtypjen sikur s’je e pastër, ndaj të paktën kamufloje këtu. Dhe kur kemi diçka që nuk shkon, nuk është e hijshme të sulmojmë njëra-tjetrën. Brikena i ka thënë Juelës: “Lëviz se të vjen erë goja”. E dashur Brikena, ja ku e tha dhe i dashuri yt.
Banorët më të pastër jemi unë dhe Shëndriti.

Tags: Brikenamateo

të fundit

Zjarret në vend, 12 vatra vijojnë aktive; strukturat në gatishmëri për mbrojtjen e banesave

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e kësaj të martë në një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend.…

9 minutes ago

Senera Hoxha në “Ftesë në pesë”: Tradhtia është vijë e kuqe, nuk bëj kompromis

E ftuar në “ Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, kirurgia plastike Senera Hoxha ndau për herë të parë detaje…

10 minutes ago

Aston Villa dhe AEK Athens e nisin me fitore fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

Aston Villa dhe AEK Athens e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve, për të mposhtur…

24 minutes ago

Mexhiti: North Macedonia is built on equality and multiethnic coexistence

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ka përcjellë…

25 minutes ago

Crisis Management Center reports 16 wildfires, nine of them still active

Deri në orën 13:00, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në ajër të hapur, nga të cilat nëntë janë…

25 minutes ago

Ardian Gjini: The Alliance is boycotting the continuation of the constitutive session and warns it will refer the matter to the Constitutional Court

Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për…

26 minutes ago