“I kam mbështetur shumë ” Sara flet për Heidin dhe Romeon: Janë banorë më interesant vetëm

Ndonëse tashmë një ish-konkurrente, Sara Gjordeni duket se i ndjek me përparësi dinamikat në “BBV3”.

Pasditen e sotme, nëpërmjet një postimi në “Instastory” ajo ka komentuar “dramën” e fundit Heidi-Romeo.

Ajo shprehet se ata janë banorë më interesant vetëm dhe sipas saj romanca e krijuar mes tyre më shumë po i penalizon por edhe po luhet me shumë zor.

“Edhe Heidin dhe Romeon e kam mbështetur shumë herë pas here. Me çfarë kam dëshmuar dhe ndjerë brënda në shtëpi, e them me bindje të plotë se ata janë banorë më interesant VETËM. Kjo karta e çiftit dhe romancës përvecse më shumë po i penalizon sesa favorozion, po luhet me SHUMË ZOR.

Kur s’bëhet diçka, s’bëhet…”


Shtuar 26.03.2024 18:31