showbiz

I doli emri në listën e të dyshuarve të MEMEX, flet këngëtari shqiptar: Jam shoqëruar 2 herë në polici

Para disa ditësh në sistemin MEMEX të publikuar nga hakerat iranianë, është gjetur edhe emri dhe fotoja e këngëtarit të muzikës popullore Spartak Xhaferraj, i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata”, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se në momentin kur doli lajmi të gjithë i shkruani dhe kjo e shqetësoi. Mirëpo, nuk e pati problem fillimisht kur kuptoi se në listë ishin edhe emra të njohur.

Të lidhura

None found

Spartaku zbuloi se në polici është shoqëruar dy herë, për ndërtim pa leje si çdo shqiptar dhe për një aksident që fatmirësisht nuk ka rezultuar fatal. Ai theksoi se vjen nga një familje e thjesht dhe për lajmet që kanë qarkulluar do të hedhë në gjyq portalet.

“Lajmin ma treguan miqtë, shokët, ma dërgonin. Se kuptoja se ca po ndodhte, vetëm kur pash lajmet që nuk isha vetëm unë. Ishte Spiropali, Gjuzi dhe të tjerë.

Si të gjithë shqiptarët, nuk është turp që të shoqërosh për një ndërtim pa leje, apo për një aksident. Unë po vras mendjen si të marr ndonjë lekë me këtë rast se jam çik keq nga ekonomia. Mendoj se nga ana ligjore më detyrohen, do t’i hedh në gjyq, se ta japin lajmin, po jo ta deformojnë.

Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë, që ka punuar në koperativë, në një fshat të Përmetit. Edhe unë kam emigruar në Greqi, kam një jetë të thjeshtë. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë dhe vitet e fundit kam pasur probleme shëndetësore, konkretisht me zemrën. Fëmijët nga një anë habiteshin, nga ana tjetër thoshin: ‘Babi mos u mërzit’”, u shpreh këngëtari.

të fundit

Sulm ajror rus në Kharkiv plagos 22 persona; dron godet një pikë karburanti në Kiev

Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë…

2 minutes ago

Kasami: Lidhja Tetovë–Prizren ende pa projekt të përfunduar

Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk…

4 minutes ago

Case File 23” could become an important step in the fight against impunity

Arrestimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23” përbëjnë një hap me rëndësi në përpjekjet për zbardhjen…

12 minutes ago

Five people arrested near US base in Britain as suspected explosives plot and Iran links investigated

Zhvillime të reja janë raportuar nga incidenti pranë bazës ajrore RAF Fairford në Britani, ku policia arrestoi pesë burra nën…

13 minutes ago

Foreign exchange rates: How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80 lekë dhe do shitet me…

13 minutes ago

Torrential rains claim 68 lives in India and Nepal as floods and landslides continue

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nepal si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve…

13 minutes ago