I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët

Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që, sipas tij, do të “trondisin opinionin publik”.

Përmes një postimi në TikTok, ai ka njoftuar se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, fotografi dhe video që synojnë të dokumentojnë lidhje të mundshme mes botës së showbiz-it, mafies dhe krimit të organizuar.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi banesa e tij u bë objekt i një sulmi, ku persona ende të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt kërcënues.

Megjithatë, duket se presioni nuk e ka ndalur Tozajn, ai ka zgjedhur t’i përgjigjet kërcënimeve duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tij me sloganin: “Së shpejti!”


Shtuar 2.02.2026 22:32