I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka qenë artisti i mirënjohur, Gjiko.
Ai ka zbuluar më shumë detaje nga fëmijëria e tij, rrugëtimi drejt muzikës, krijimi i familjes, pasioni për muzikën dhe jo vetëm kaq…
Gjiko është njohur me Elitën gjatë një interviste dhe ai vetë gjithashtu ka zbuluar se që në takimin e parë i ka thënë që ajo do të bëhej gruaja e tij. Ishte një dashuri me shikim të parë për të cilën këngëtari tregoi se:
Ishte me të gjitha. Unë si njeri gjithmonë e kam ditur se çfarë dua në jetën time dhe nuk është se kam gabuar ndonjëherë me ndonjë gjë. Me Elitën ka qenë edhe energjia, gjeneza. Në kuptimin që si familje ata janë shumë të mirë, kur përputhet sensi i humorit, aspiratat për jetën dhe tradita familjare atëherë nuk besoj se mund të ketë diçka që të mund të shkojë keq.
Çfarë ka të veçantë Elita sipas tij?
“Gjëja më e veçantë që e ka Elita që ia dashuroj është që ajo nuk i thyen bindjet e veta për askënd. Kjo më pëlqen shumë sepse një femër që nuk i thyen bindjet e saj për askënd kur është me të drejtë do të thotë që është një nënë e vendosur dhe më pëlqen gjithashtu sepse ajo ka një karakter shumë të fortë”.
Gjithashtu ai theksoi se:
Kam për t’ia bërë një këngë shumë shpejt, e meriton. Ajo meriton të gjithë botën./Tar