I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes rolet që pranon në film dhe televizion. Në një intervistë për Variety, Turner ka treguar se tashmë po shmang projektet që përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.

Sipas aktorit, ky vendim lidhet drejtpërdrejt me dëshirën për të mbrojtur jetën e tij private dhe marrëdhënien me partneren, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me të cilën tashmë është i fejuar.

“Edhe pse është pjesë e profesionit tim, puthjet e mia janë vetëm për Duan”-është shprehur Turner, duke e bërë të qartë se kufijtë mes jetës profesionale dhe asaj personale janë tashmë një prioritet për të.

Ai ka shtuar se po përqendrohet në role që i japin hapësirë të shfaqë aftësitë e tij aktoriale pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë keqkuptime apo tensione të panevojshme.

Vendimi i Turnerit ka hapur gjithashtu debat në rrjet mbi etikën në kinematografi dhe mënyrën se si aktorët mund të balancojnë kërkesat e profesionit me respektin ndaj partnerit.


Shtuar 16.12.2025 22:51