Familja Kardashian ka një lidhje të fortë me fotoshopin, por se do të arrinin deri këtu, s’na e kishte marrë mendja. Kim Kardashian duket se nuk i ka rezistuar dëshirës për të modifikuar foton e partnerit të saj, Pete Davidson, në postimin e tyre të fundit në Instagram.
Llogaria @ProblematicFame, e cila fokusohet në ekspozimin se si “instagrami mund të ndikojë në standardet e bukurisë”, ndau një foto të Davidson në “Saturday Night Live”, së bashku me një pamje nga afër të komedianit në postimin e Kardashian.
“Realitet”, shkruante llogaria mbi foton e SNL.
“Instagram”, shtoi poshtë versionit të Kardashian.
Fansat besojnë se Kim Kardashian ka modifikuar hundën dhe nofullën e Pete Davidson për t’i dhënë atij një pamje më të mprehtë. Pavarësisht analizave të njerëzve online, një burim i tha Page Six se nuk kishte asnjë fotoshop në foto. Por asgjë s’mund ta ndalojë internetin të spekulojë, kështu që fansat postuan teoritë e tyre në Twitter.
“Do të qaja nëse dikush do të më bënte një ndërhyrje të hundës dhe nofullës me fotoshop”, shkroi në Twitter shkrimtarja Sophie Ross.
“Ai sinqerisht duket më mirë në realitet!!” ka shkruar një fans tjetër.
“Realiteti duket më mirë”, shkroi dikush.
“A i bëri Kim fotoshop apo e çoi te kirurgu i saj plastik,” shkroi një përdorues.
“Epo, ai ka qenë me Kardashians për pak kohë, kështu që ka mundësi të ketë bërë pak ndërhyrje”, pohoi një tjetër.
Davidson dhe Kardashian janë bashkë që prej tetorit të vitit të kaluar dhe lidhja po shkon më së miri.