Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë ditën e djeshme pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.
Ndërsa media rumune Stirileprotv.ro, raporton se Savulescu ishte në shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm në momentin e arrestimit nga policia. Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh. Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.
Gjithashtu modelja ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Ndoshta modelja i ka shpehur publikisht me kete mesazh bashkeshortit pas hekurave perkrahjen e saj dhe “Besen”, tradite nga Shqiperia.