Hygerta nuk mungon në tribunat e “Fadil Vokrri”, shpreh mbështetjen për Kosovën krah Dardanëve

Moderatorja e njohur e sportit dhe ish-missi shqiptar, Hygerta Sako, nuk ka munguar në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ajo ka ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme, duke publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me fanellën e kaltër të Kombëtares së Kosovës dhe një fund të shkurtër, duke treguar mbështetjen e saj të zjarrtë për Dardanët.

“Le të ëndërrojmë së bashku, le të fluturojmë së bashku. Forca Kosova, forca shqipe. Fitoni për të gjithë shqiptarët”, shkroi Hygerta në mbishkrimin e fotografisë, duke u shfaqur e entuziazmuar dhe duke brohoritur për ekipin kombëtar.

View this post on Instagram

A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako)

Lidhja e saj me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos pas pjesëmarrjes në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Kosova 4, ku arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e pestë, duke fituar simpatinë e publikut kosovar.

Ky moment tregon pasionin e Sakos për sportin dhe identitetin kombëtar, ndërsa Kosova kërkon një fitore historike që mund ta çojë për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026.


Shtuar 31.03.2026 22:30