Aktori dhe regjisori amerikan Chad Lowe bashkë me bashkëshorten e tij, producenten Kim Painter, po kalojnë një moment jashtëzakonisht të dhimbshëm pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre, Fiona Hepler Lowe, e cila ishte vetëm 13 vjeçe.
None found
Përmes një komunikate zyrtare të familjes, publikuar nga revista PEOPLE më 29 shtator, çifti shprehu dhimbjen e thellë: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Fiona-s sonë të dashur”.
Në deklaratë, Fiona përshkruhet si një fëmijë i dashur, inteligjent dhe me shpirt krijues, e cila kishte pasion të veçantë për kërcimin. Familja theksoi gjithashtu se ajo ishte tejet e dashur nga motrat dhe prindërit e saj.
“Ajo ishte, pa dyshim, drita e jetës sonë”, thuhet më tej në njoftim.
Familja e konsideroi këtë humbje si shkatërruese dhe u bëri thirrje të gjithëve për lutje dhe respektim të privatësisë në këtë periudhë kaq të vështirë për ta.
Fiona kishte lindur më 16 nëntor 2012 dhe ishte fëmija i dytë nga tre vajzat e Chad Lowe dhe Kim Painter. Motrat e saj, Mabel 17 vjeçe dhe Nixie Barbara 10 vjeçe, mbeten pjesë e ngushtë e familjes.
Një vit më parë, me rastin e ditëlindjes së 13-të të Fiona-s, Chad Lowe kishte publikuar në platformat sociale një foto të së bijës, shoqëruar me një mesazh prekës: “Vazhdo të kërcesh nëpër jetë, FiBear! Të dua shumë!”
Kjo tragjedi vjen pas një periudhe tjetër të vështirë për familjen. Në fillim të vitit 2025, shtëpia e tyre në Pacific Palisades u shkatërrua tërësisht nga zjarret e mëdha që përfshinë zonën e Los Angelesit. Pak javë pas ngjarjes, Chad Lowe kishte treguar se i kishte çuar vajzat për të parë mbetjet e shtëpisë ku ato ishin rritur.
Në atë kohë, aktori kishte shkruar se mënyra se si vajzat e tij e përballuan atë përvojë “të dhimbshme” e kishte bërë krenar dhe se të qenit baba ishte “gëzimi dhe privilegji më i madh i jetës së tij”.
Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me situatën në të cilën po gjendet te Baseli, pasi u la…
Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…
5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…
Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…
Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…