Këngëtarja e njohur Big Mama po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së saj, pasi ka humbur nënën, Emine Kasami.
Lajmin e trishtë ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi prekës në rrjetin social Instagram, ku shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të një prej njerëzve më të shtrenjtë për të.
Me zemër të thyer ajo ka shkruar në postim disa fjalë të ndjera, këngëtarja tregoi se humbja e nënës së saj erdhi në një ditë të shenjtë.
Po ashtu në mesazh ajo kujton edhe babain e saj të ndierë, ku shprehet se nëna iu bashku atij, duke i lënë Big Mamës një boshllëk që s’mbushet kurrë.
“Nënë… në ditën më të shenjtë të humba ????
Bajrami s’ka më kuptim për mua…
Sepse sot nuk kam më as nënë, as babë…
Ti ike tek babi… dhe më latë në një boshllëk që s’mbushet kurrë…
Ju ishit gjithçka që kisha, forca dhe zemra ime…
Tani mbeta vetëm me kujtimet dhe mallin që s’ka fund…
Më mungon përqafimi juaj, zëri juaj, dashuria juaj…
Zemra më dhemb pafund pa ju…
Allahu ju mëshiroftë…
Xheneti qoftë vendi juaj ????????️
Uroj që një ditë të jemi përsëri bashkë…
Do t’ju dua dhe do t’ju mbaj në zemër përgjithmonë… ????
Inshallah Zoti ju ka bashkuar në Xhenet,” shkruan ajo në postim.
