Reperi i njohur Stresi ka folur në “Prive”, pas deklaratës së bërë nga Labinot Rexha në BBVK, ku ky i fundit pretendoi se i kishte siguruar fitoren atij.
Stresi e mohoi kategorikisht këtë, duke u shprehur: “Labi s’të jep as gurin me t’ça kryet.”
Gjatë intervistës, reperi u pyet se kush e meriton fitoren këtë edicion. Ai u shpreh se shpreson që këtë vit çmimin ta fitojë Elijona, sepse jam prekur thellë nga historia e saj.
“Ishallah këtë vit e fiton një femër. Më ka prekur shumë realisht historia e asaj vajzës. Të humbësh nënën ke humb gjysmën e jetës. Gjysma e zemrës nuk është njësoj. Më vjen keq që po i përdoret familja e ndjerë. Dashtë Zoti dhe publiku, e gjithë shqiptaria e voton t’ia japin një shans asaj vajze për jetën e saj,” u shpreh Stresi.
