Hetimi i Liam Payne/ Policia bastis hotelin ku po qëndronte ai

Policia në Argjentinë po ecën plotësisht përpara në hetimin e vdekjes së Liam Payne. Ata kanë nisur me bastisje të hotelit ku i ndjeri u rrëzua për vdekje.

Burime për TMZ bënë të parët me dije lidhur me rezultatet fillestare të autopsisë së Liam, ku zbuluan se ai kishte “kokainë rozë” në sistemin e tij, një koktej i rrezikshëm i drogave të ndryshme si meta, ekstazi dhe ketamina, si dhe narkotikë të tjerë.

Sakaq mësohet se policia ka ekzaminuar informacionin e përfshirë në dosje dhe në laptopë me punonjësit e hotelit për të përcaktuar se kush i ka shitur Liam drogën. Ata sekuestruan dokumentacion, regjistrime filmike dhe video të zonës nëntokësore të hotelit.
Policët në Buenos Aires u paraqitën në hotelin CasaSur Palermo të mërkurën mbrëma për të shqyrtuar të dhënat elektronike dhe në letër pas tragjedisë së 16 tetorit, në të cilën Liam ra nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij dhe gjeti vdekjen në mënyrë të menjëhershme. Për më tepër, hetuesit besojnë se Liam ra në vdekje në një gjendje gjysmë ose pa ndjenja totale për shkak të pozicionit të trupit të tij kur u gjet, duke treguar se ai nuk u përpoq të mbrohej.


Shtuar 24.10.2024 19:13