Princi Harry nuk është në gjendje të mirë emocionale, sipas asaj që raportojnë mediat, pasi inicialet “ER” të Mbretëreshës Elizabeth u hoqën nga uniforma e tij ushtarake. Uniformën, Harry e veshi ndërsa merrte pjesë në një ceremoni pranë arkivolit të monarkes britanike.
Kurse, Princi Andrew u lejua të vishte simbolin mbretëror.
Duka 38-vjeçar i Sussex-it thuhet se ka menduar të vishte një “kostum mëngjesi” për të shmangur sikletin pasi tetë nipërit e mbretëreshës morën pjesë në një ceremoni nderi brenda sallës Westminster të shtunën mbrëma.
William dhe Harry, të dy të veshur me uniformë ushtarake, qëndronin në të dy skajet e arkivolit të gjyshes së tyre. Atyre iu bashkuan kushërinjtë e tyre Zara Tindall dhe Peter Phillips, princeshat Beatrice dhe Eugenie, si dhe Lady Louise Windsor dhe vëllai i saj, Viscount Severn.
Harry, i cili ka qenë në vijën e parë gjatë dy turneve në Afganistan, nuk u lejua të vishte uniformë ushtarake këtë javë pasi ai nuk është më një mbretëror aktiv.