Harry dhe Meghan, Dukat e Sussex, vazhdojnë të bëjnë jetën e tyre larg familjes mbretërore angleze. Çifti, megjithatë, u kthye për pak ditë në Londër për të vizituar Charles III, pas operacionit në prostatë.
Djali i dytë i mbretit dhe gruaja e tij së fundmi kanë krijuar uebsajtin sussex.com. Zgjedhja për të përdorur titullin fisnik mund të shkaktojë një reagim nga shtëpia britanike, e cila, për momentin, ende nuk ka reaguar.
Megjithatë, ky nuk është ndryshimi i vetëm i madh, pasi Harry dhe Meghan kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin e dy fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet.
Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Harry dhe Meghan kanë vendosur të përdorin “Sussex” si mbiemër për dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Popullariteti i Harry-t dhe Meghan-it nuk ka qenë kurrë kaq i ulët, kështu që sipas disa komentuesve qëllimi i çiftit mund të jetë të tentojë një afrim me Pallatin Buckingham.
Prandaj, dy fëmijët nuk do të quheshin më Mountbatten-Windsor, mbiemri i familjes mbretërore pas martesës midis Filipit dhe Elizabeth II, por Archie dhe Lilibet Sussex.