Habit Marjana Kondi: Dijonis Biba më dha 80 mijë euro

Aktorja e komedisë Marjana Kondi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë podcastit “N’Spak” të gazetarit Ermal Qori. Ajo u shpreh se ka marrë një vlerë prej 80 mijë eurosh nga çmimi i fituar nga Dionos Biba.

“ Po kam marrë 80 mijë Euro nga Dijonis Biba pas fitores së çmimit të madh.”

Është shprehur Kondi pas pyetjes nëse ka marë ndonjë shumë parash dhuratë për shkak të miqësisë me fituesin Dijonis Biba.

Komedianja Marjana Kondi së fundmi u bë pjesë e spektaklit ‘Ferma Vip’ në Vizion Plus ku ra në sy ‘kimia’ që kishte për të krijuar situata komike me Tik Tokerin Dijonis Biba


Shtuar 24.07.2024 23:15