Graciano refuzoi të bënte punët e shtëpisë sot, duke kërkuar kohë të marrë veten nga goditjet që i kanë bërë banorët e tjerë, sikurse ai i quan.
Ai debatoi me lideren e shtëpisë, Vesën, dhe i bëri të ditur se nuk do të bëjë asgjë.
Graciano: Kam nevojë të marr kohën time nga goditjet e shëmtuara që m’u dhanë dje, kështu që nuk prek gjë me dorë sot
Vesa: Ti ke inatin e komentit tim që bëra për Lisin dje
Graciano: Mos e kalo me inat
Vesa: Jo, ti po e kalon me inat
Graciano: Kam nevojë të marr kohën time për goditjet e shëmtuara dhe të shpifura që mora dje nga shumë persona
Vesa: Që nga momenti që ke hyrë në shtëpi, vetë i ke kërkuar goditjet
Graciano: Nuk dua as të diskutoj, as të debatoj, po të jap një arsye se përse nuk mundem të bëj dot punë sot
Vesa: Në rregull, është dita ime e fundit si liderë
Graciano: Jo, nuk po ta bëj nga inati fare
Roza: Si do duket Fatjoni si lider?
Vesa: Do të jetë shumë i rreptë. Unë ju falënderoj se i keni kryer punët në mënyrën e duhur dhe maksimale