“Gjithçka që doja t’i kisha thënë babait”, Dojna përlotet me këngën e Vlashentit (VIDEO)

Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të një kënge mjaft të ndjerë të partnerit të saj, Vlashent Satës.

Moderatorja tregon se çfarë do të donte t’i kishte thënë të atit të ndjerë nëpërmjet fjalëve të kësaj kenge.”

“Kur humba babain e kisha të pamundur të shprehja emocionet në të shkruar. Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë.

Vlashent Sata më mbushen sytë më lot nga kjo këngë, njëlloj si herën e parë”, shkruan Dojna.

Kujtojmë se moderatorja e humbi të atin në dhjetor të vitit 2019, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.


Shtuar 29.03.2021 12:56