Përplasja e radhës mes Gjestit dhe Vserlos ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Vserlo është vënë re teksa i afrohet krevatit ku flenë bashkë Gjesti dhe Egli dhe i ka ngacmuar për t’i zgjuar.
Teksa fliste me Gjestin, i cili herë e injoronte e herë i kthente përgjigje, në një moment afrohet pranë Eglit dhe nis t’a përqafojë dhe përkëdhelë.
Këtu menjëherë ia pret Vserlo:
“Hajde përdore i çik këtë, përdore ti këtë kukullën e porcelanit”.
Egli nuk u shqetësua nga fjalët e tij, por ia ktheu ‘faleminderit’.
Pjesë nga biseda:
Vserlo: Përdore këtë kukullën e porcelanit.
Egli: O faleminderit.
Vserlo: Përdore siç e keni përdorur deri më tani, po kjo nuk kupton hiç.
Egli: Kjo ishte një nga epitetet më të bukura që më kanë vënë në këtë shtëpi.
Vserlo: Ti nuk kupton hiç , avash mos thyesh.
Egli: Jo nuk thyem, nuk jam thyer asnjëherë. Aman mos ma qaj hallin, kam 15 të tjerë që ma qajnë hallin në këtë shtëpi, nuk kisha nevojë dhe për një tjetër.
Vserlo: Ça thua, 15 i ke?