Banori i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, vazhdon ta kthejë situatën me Egli Takon në humor dhe batuta. Së fundmi, ai është parë në kuzhinë duke pastruar, ndërsa i këndonte disa vargje për banoren.
Gjesti shprehu habinë sesi Egli e kishte “harruar” për vetëm nëntë ditë, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë.
“S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim”, tha ai në mënyrë ironike, duke e quajtur këtë situatë një “eskalim”.
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Egli ka ndryshuar tërësisht qasje ndaj Gjestit dhe disa banorëve të tjerë pas rikthimit të saj në shtëpi, ç`ka ka sjellë dinamika të reja në raportet mes tyre.
View this post on Instagram