Pas shpalljes së Laertit dhe Eglit si vendi i 3-të dhe 4-të, publiku u ftua sërish në votim për të përcaktuar fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Ëndrra bëhet realitet, 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro!
Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues mes Gjestit dhe Rozanës… Gjestin!
Gjesti fituesi i padiskutueshëm i këtij sezoni të 4-të rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry çdo sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.